Burimet Njerezore

Dëshira jonë e vendosur për të harmonizuar plotësisht cilësinë, eficiencën dhe kostot, mbështetet në parimet thellësisht novatore për të organizuar dhe për të mbështetur burimet tona njerëzore.
Ne e konsiderojmë thelbësore nje harmonizim te qëndrueshëm të interesave dhe burimeve të nevojshme për të krijuar një ambjent pozitiv pune.


Kështu ne sigurojmë kushtet e domosdoshme për alternimin e planeve të punonjësve për rritje profesionale me egzigjencat dhe objektivat e kompanisë.


Vinipharma po investon vazhdimisht për zhvillimin profesional të punonjësve të saj, duke siguruar një akses të qëndrueshëm të burimeve informuese më të fundit, trajnimeve të vazhdueshme në punë, seminareve trajnuese të nivelit të lartë, prezantimin e metodologjive të reja, produkteve, procedurave, luhatjeve dhe perspektivave të tregut, etj.


Duke marrë parasysh se cdo punonjës në vecanti është i rëndësishëm për një funksionim sa më të mirë të kompanisë, ne gjithnjë nxisim punën në grup, besimin reciprok, respektin dhe mirekuptimin.