Start

 

Vinipharma është një kompani shqiptare e themeluar në Tiranë, në Shkurt 1994, nga Dr. Farm. Hervin FORA.

 

Brenda një kohe të shkurtër dhe falë cilësisë së produkteve dhe përqasjeve dinamike të marketingut, kompania ka arritur të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie të suksesshme pune me një kategori të gjerë klientësh.

Tashmë kompania jonë është krenare sepse ofron për tregun vendas një gamë të pasur produktesh dhe sherbimesh cilësore që i përkasin të gjithë fushave të mëposhtme :

 

• Barna te rregjistruara ne Republiken e Shqiperise dhe te Kosoves.
• Shtesa ushqimore dhe produkte herbale
• Produkte OTC , ortopedike dhe dermokozmetike Logo Nph
• Aparatura mjekësore, Materiale Konsumi Spitalore dhe Desinfektante.
• Kite, reagent dhe pajisje laboratorike
• Sherbim Desinfektim, deratizim, Desinsektim .

Sot, pas 22 vitesh në tregun shqiptar, kompania Vinipharma është transformuar në një Grup Medical qe shtrijne aktivitetin ne gjithe fushat e mesiperme nepermjet kompanive pjese e ketij grupi duke luajtur nje rol aktiv me pergjegjesi profesionale ne treg dhe e orientuar mbi bazen e parimeve sherbimeve etike dhe profesionale, me rreth 34 të punësuar, nga të cilët 45% janë të një kategorie të specializuar.

Sipas vlerësimeve tona, kompania tashmë mbulon 5% të volumit të tregut shqiptar ne Shendetsi dhe renditet ndër dhjetë kompanitë me te medha te mjeksise ne vend.
Përqindja totale e shtimit të të ardhurave vjetore prej 15% në vit, gjatë pesë viteve të fundit, e rendit kompaninë tonë ndër kompanitë më të qëndrueshme dhe më të fuqishme në Shqipëri.

Në sajë të një pune të vazhdueshme dhe strikte, kompania jonë ka vendosur një partnership me të gjithë rrjetin e depove distributor në Shqipëri dhe me disa depo kryesore në territorin e Kosovës si dhe mban kontakte direkte me rreth 500 farmaci ne te gjithe territorin e vendit.